Gati për plazh/ Ja parashikimi i motit

Shqipëria

Gati për plazh/ Ja parashikimi i motit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

I nxehti Afrikan është aktivizuar në kontinentin Europian i cili po jep impaktin e parë në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot të stabilizuar dhe temperatura të larta.

Edhe dita e sotme, sipas asaj që raporton IGJEUM , pritet të jetë me temperatura të larta që mbërrijnë deri në 32 gradë celcius.

Reshjet

Sot, në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

Era

Sot era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat