Vendimi i Metës në mediat ndërkombëtare - Bota Sot
Vendimi i Metës në mediat ndërkombëtare

Shqipëria

Vendimi i Metës në mediat ndërkombëtare

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:56
Ilir Meta

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet vendore gjeti menjëherë vend në median ndërkombëtare. BBC-a citon presidentin Meta teksa thotë se gjendja politike e krijuar në vend nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të drejta më 30 qershor dhe gjithashtu nënvizon se vendi i presidentit erdhi pas muaj protestash kundër kryeministrit Edi Rama.

BBC thekson gjithashtu këmbënguljen e kryeministrit Rama për t’i mbajtur zgjedhjet sipas planifikimit.

Agjencia “Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të ulur tensionet politike në vend. Presidenti Ilir Meta veproi sepse “rrethanat e tanishme nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Vendimi i Presidentit Meta ka pasur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washington Post”, “New York Post”, France 24 apo ABC News. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...