Rruga e Arbrit, Burreli do të lidhet me Tiranën në më pak se 1 orë

Shqipëria

Rruga e Arbrit, Burreli do të lidhet me Tiranën në më pak se 1 orë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:05

“Pas kaq shumë vitesh torturash, Burreli do të lidhet me Tiranën me një rrugë moderne europiane në pak se 1 orë”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një takim elektoral me banorë të Burrelit, Rama i siguroi ata se “Rrugën e Arbrit jo vetëm po e bëjmë realitet, por po ndërtojmë një vepër jashtëzakonisht të bukur nga pikëpamja inxhinierike dhe jashtëzakonisht cilësore në aspektin teknik”.

“Meqë po flasim për Rrugën e Arbrit e di shumë mirë që punimet e mirëmbajtjes së rrugës Burrel-Klos nuk janë si i dëshironi. Ju siguroj se do të jenë në vijim, dhe kompania ose do të bëjë punën që ju meritoni, ose do të përballet me të gjitha penalitetet që meriton për atë punë pa cilësi që ka nisur të bëjë”, – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat