Asfaltohen 12 km rrugë të By-Passit të Fierit

Shqipëria

Asfaltohen 12 km rrugë të By-Passit të Fierit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:31
By-Passi i Fierit

Njëri krah i segmentit prej 22 kilometra të By-Passit të Fierit, përfundon brenda Qershorit. Deri tani firma kontraktuese ka asfaltuar 12 kilometër të rrugës që lidh Vlorën me Fierin.

Drejtuesi i punimeve të firmës kontraktuese “Combined Group”, na thotë se segmenti në krahun e majtë gjatë gjithë sezonit veror do të funksionojë me dy krahe lëvizjesh.

“Po punohet për sthresën e parë të asfaltit, po punohet edhe për shtresat e tjera rrugore në pjesën e parë të projektit nga segmenti km 1 deri ku jemi aktualisht. Procesi i asfaltimit avancon me rreth 500 linear në ditë, kështu që shpresojmë që brenda fundit të muajit Qershor të bëjmë të mundur kalimin e automjeteve të lehta mbi asfalt për njërën korsi të këtij projekti“, shprehet Dritan Peshtani.

Gjatë gjithë gjatësisë së rrugës kanë përfunduar edhe 3 urat kryesore, ajo e Semanit, Pojanit dhe Hoxharës me nga 80 metër secila.

Në hyrje të austostradës Fier-Levan, në kilometrin e parë deri në kilometrin e tretë, inxhinierët po bëjnë mbushjen e rrugës. 150 automjete të rënda dhe mbi 300 punëtorë punojnë gjatë 24 orrve për përfudimin e këtij aksi rrugor i cili u zvarrit për 7 vite.

“Puna do të vazhdojë pa ndërprerje, do të punohet në korsinë tjetër me shtresat asfaltike. Gjithashtu edhe në korsinë në të cilën jemi duke punuar do të përfundojnë shtresat e tjera të asfaltit. Do të përfundojnë 7 mbikalime të parashikuara në këtë projekt që do të shërbejnë për komunitetin”.

Projekti i referohet ndertimit të një autostrade interurbane midis qytetit tË Fierit dhe Levanit, ku automjetet do të udhëtojnë me 120 km në orë dhe koha për të udhëtuar drejt autostradës Levan – Vlorë shkon në 15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat