Rama: Meta nuk e meriton më zyrën ku rri!

Shqipëria

Rama: Meta nuk e meriton më zyrën ku rri!

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:07
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli edhe njëherë nga Dibra për vendimin e presidentit Ilir Metës për shtyrje të zgjedhjeve.

“Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Ai që duhet të ishte gardiani i Kushtetutës. Nuk e meriton më të jetë figura më e unifikimit të kombit. Ajo që ka bërë është përçarëse, konfliktuese, është vetëvrasje politike, nga pikëpamje ligjore është nul, është njësoj sikur të ndalësh ndeshjen Islandë – Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një turp që do t’i mbetet atij. Nuk mundet presidenti të vendosë diçka të tillë, nuk mund ta çojë matanë Kushtetutës”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh më tej se opozitarët e sotëm kanë frikë nga reforma në drejtësi.

“Dikur u futën të gjithë në çadër si në bunker. Ata sot kanë hall të madh. Ata e dinë se tani reforma në drejtësi po bëhet dhe duan t’i shmangen reformës në drejtësi. Ne nuk kemi zgjedhur politikën e bojkotit, as të molotovit, as të dhunës. Çdo pakicë do të bënte këtë gjë, po qe se ne lëshojmë pe.

Ata po i bëjnë dëm Shqipërisë, duke i hedhur vetëm baltë. Nuk kanë kursyer që të hedhin baltë në çdo gazetë, në çdo portal, në çdo media të huaj. Ata bëjnë propagandë si në kohën e nazizmit. Nuk kanë pushuar një ditë me akuzat më monstruoze, me qëllim që të hyjnë te shpirtrat e njerëzve se gjoja ata që thonë ata janë të vërteta”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat