Veliaj i bindur: Deklarata e SHBA-ve trembi Metën, por Luli është më keq

Shqipëria

Veliaj i bindur: Deklarata e SHBA-ve trembi Metën, por Luli është më keq

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:30
Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar vendimin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve. Duke folur nga Farka gjatë prezantimit të programit për katër vitet e ardhshme, Veliaj tha se Luli ka treguar se nuk është i aftë dhe nuk bëhet më.

“Ne të vazhdojmë punën, rrugën dhe drejtimin e duhur për Tiranën tonë. Jam entuziast se shumica e popullit shqiptar nuk shkuan pas një guri që hodhi njëri në lumë. Sot nuk ka asnjë pengesë pse qytetarët të mos zgjedhin politikanët e duhur.  Presidenti e provoi që t’i japë Lulit një dorë. Po Lulit jepi ça të duash nuk bëhet më. E kishte Tiranën në dorë 4 vite. Lulin po mundohen ta mbajnë me shiringa me pilula, po nuk bëhet më. Këtu në Farkë s’kishte autobus të vinte këtu, nuk kishte një kopsht, një çerdhe. E menaxhonte Loni këtu. Duket sikur ka qenë para 100 viteve, por ka qenë para pak. Sot i kemi thënë lamtumirë dekreteve, lamtumirë atyre që na bllokojnë”, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës u shpreh se ky qëndrim i Metës vjen direkt pas reagimit të fortë që mbajti SHBA pro zhvillimit të zgjedhjeve në datë 30 qershor.

“Dekreti nuk ndodhi në dhjetor, para se të caktohej data e zgjedhjeve, por ndodhi dje. Dekreti ndodhi dje sepse Amerika tha do jemi në Shqipëri në 30 qershor që qytetarët të votojnë të lirë. Ja pse ndodhi. Një herë në 4 vjet, do merret më i miri në punë. Jo kur të dojë qejfi ty. Kjo nuk është në dorë të politikanëve, është populli që i zgjedh”, theksoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat