Njihuni me njeriun që koleksionon… gurë

Shqipëria

Njihuni me njeriun që koleksionon… gurë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:18
Barjam Hoxhaj

Barjam Hoxhaj, ndryshe mund ta thërrisni “Njeriu i gurit”, prej 45 vitesh koleksionon gurë. Inxhinieri i minierave është dashurua pas nëntokës dhe thotë që çdo mëngjes bashkëshortja në çantë i vendoste bukën, por kur kthehej ajo ishte gjithnjë e mbushur me gurë.

” Çdo gurë ka specifikat e veta, kanë përbërje kimike të ndryshme nga njëri-tjetri kjo në bazë të zonave. Kjo përbërje kimike shpreh edhe rëndësinë industriale të kësaj pjesë natyrore”m rrëfen Hoxhaj për “t.ch”.

E gjitha shtëpia e Barjamit është e rrethuar me gurë të peshave të ndryshme, ku për t’i sjellë ata nuk është dashur shumë, pasi adresën e shtëpisë gurit ia ka treguar pasioni.

” Më interesante është zona e Trepçës në Kosovë. Ka pasuri të bukura, të rralla me peshë të rënde ekonomike”, thotë koleksionuesi i girëve.

“Më thuaj një gur të zonës së Trepçës?”, e pyet gazetarja e Top Channel, Rudina Muça.

“Janë këto gurët kristalinë. Mineralin bazë kanë plumbin, zinkun, arin, argjendin. Kanë në total 18-lloje komponentësh mineralesh, për të cilat luftohet pasurohet edhe tregtohen”, flet ai me pasion.

Në koleksionin e Barjamit gjenden edhe fosile të gjallesave të ndryshme të detit, që sipas tij tregojnë se sa e vjetër është toka.

” Ky gur ka formën e peshkut të detit. Këto janë gjallesa 70 ose 100 milion vite përpara, ku kanë qenë gjallesa ndërsa tani janë fosile. Janë ngurtësuar nga vërshimet e maleve, kështu e shpjegon historia e gjeologjisë. Në det kanë qenë të lira, tani janë fosilizuar “, sqaron Hoxhaj

Edhe pse nuk punon më nëntokë në shtëpinë e tij nuk mungojnë vagonët e mbushur me gurë të pasur me minerale, vetëm se kësaj herë ato qëndrojnë të ekspozuara në diell.

“Shoh një ëndërr sikur futem në një shpellë dhe gjej diçka të bukur shumë dhe kur zgjohem zhgënjehem pasi ishte thjesht ëndërr”, thotë ai.

Dëshira më e madhe e njeriut të gurit është që një ditë hapë një ekspozitë dhe të flasë për vlerën e tyre industriale dhe historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat