Si e komenton Peter Tiede vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Si e komenton Peter Tiede vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:20
ilustrim

Peter Tiede, gazetari gjermani i “Bild” që publikoi përgjimet e dosjes “339”, reagon pasi kreu i shtetit, Ilir Meta vendosi të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Presidenti i Shqipërisë ka anuluar datën e zgjedhjeve (jo për shkakun tim… shpresoj). Dhe pastaj kjo. Jam i prekur- por ky është një nderim shumë i madh… Unë jam vetëm një gazetar. Faleminderit”, shkruan ai.

Kujtojmë që ditën e djeshme para protestës së opozitës, presidenti Meta ç’dekretoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Meta paralajmëroi se nesër në mëngjes do të bëjë publike edhe argumentet që e detyruan të veprojë kështu.

Ndërkohë nga mazhoranca, Edi Rama sot ka kërcënuar se Meta mund të shkarkohet pasi sipas tij nuk e meriton atë karrige.

Krerët e opozitës e përshëndetën vendimin e Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat