Nisin pushimet, por rriten edhe grabitjet e banesave

Shqipëria

Nisin pushimet, por rriten edhe grabitjet e banesave

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:42
Ilustrim

Në muajin maj, mesatarisht çdo 24 orë u raportua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës 7 vjedhje objektesh, nga të cilat 5 ishin banesa dhe dy biznese. Qytetarët që lenë banesat vetëm u kujtohet të mos publikojnë vendndodhjen nëpërmjet rrjeteve sociale, por këto njoftime nuk merren parasysh nga një pjesë e mirë e tyre.

Në verë shtohen ditët e pushimeve për shumë njerëz, ndërsa për hajdutët e banesave shtohet puna.

Vazhdimisht ata sofistikojnë mënyrat e vjedhjes së apartamenteve dhe dyqaneve, duke krijuar mënyrë dhe metoda të reja. Policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar, pasi gjatë muajit maj në Tirane janë denoncuar në polici mesatarisht 7 vjedhje objektesh, 5 nga të cilat ishin apartamente banimi. Nuk i kanë shpëtuar grabitjes as bizneset, ku çdo ditë sipas uniformave blu janë grabitur rreth 2 të tilla.

Sipas Specialistëve të Krimeve Kundër Pronës, zbulimi i grupeve kriminale dhe dënimi i tyre në gjykatë ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por pavarësisht kësaj, numri i denoncimeve të grabitjeve nuk është ulur.

Qytetarët që lenë banesat vetëm u kujtohet të mos publikojnë vendndodhjen nëpërmjet rrjeteve sociale, por këto njoftime nuk marren parasysh nga një pjesë e mirë e pushuesve.

Ndërkohë, fenomeni i vjedhjeve është një shqetësim edhe në zonat bregdetare. Ekspertët pohojnë se, një pjesë e mirë e vjedhjeve kryhen nga grupet kriminale që më herët kanë operuar në Tiranë, të cilat gjatë verës zhvendosen në banesat e qytetarëve në bregdet, si Durrës, Golem, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Në 7 zonat më të mëdha bregdetare, vitin e kaluar u regjistruan çdo ditë 20 grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat