Meta: Pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet - Bota Sot
Meta: Pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet

Shqipëria

Meta: Pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:21
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në konferencën për media këtë të hënë në 8 të mëngjesit, citoi kushtetutën (nenin 92 pika gj) duke thënë se pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet.

“Presidenti i Republikës është organi i vetëm që ka për kompetencë caktimin për datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se presidenti datën për zgjedhjet. Sipas kushtetutës pa pasur një datë të caktuar një datë nga presidenti zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Zgjedhjet që të jetë pikërisht presidenti i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është e lidhur me rolin si kreu i shtetit.

Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo një ditë përçarje. Data e zgjedhjeve është dekretuar në muajin nëntor në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi shprehjen e vullnetit të forcave politike për të qenë pjesë e këtij procesi. Partitë politike nuk janë regjistruar në zgjedhje duke prezantuar edhe shkaqet që sipas tyre kanë të bëjnë me faktin që nuk garantohen zgjedhje të lira. ky vendim ka pasuar me djegien  e mandateve duke bërë që edhe jeta parlamentare të kalojë në krizë. Vendi nuk ka krizë kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit duke sjellë mos balancimin pushteteve”, tha Meta.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen dy ditë pas anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua të shtunën, në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës kundërqeverisë.

Presidenti Ilir Meta tha se ka një rrezik real sipas tij që vendi të shkojë në drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm ‘social’ siç ai u shpreh që mund të sillte pasoja të mëdha për vendin. Kështu argumentoi Meta këtë të hënë duke argumentuar përse mori vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend”, u shpreh presidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...