Plagoset me shkop bejsbolli një person, policia arreston agresorët

Shqipëria

Plagoset me shkop bejsbolli një person, policia arreston agresorët

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një qytetar është dhunuar me shkop bejsbolli në qytetin Elbasanit nga dy persona. Sipas policisë, i dhunuari me inicialet B.A., ka marrë plagë në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në policia, kjo e fundit ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë agresorët. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale  A.L., 59 vjeç dhe R.L.,  24 vjeç,  te dy banues në Elbasan.

Sherri mes këtyre 3 personave ka ndodhur për  motive të dobëta. Përveç dhunës së ushtuar, ndaj të riut janë bërë edhe kanosje me jetë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprimet e mëtejshme dhe ndaj të arrestuarve rëndon akuza e dhunës në bashkëpunim dhe ajo e kanosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat