Meta: Kushtetuta do mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptarí

Shqipëria

Meta: Kushtetuta do mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptarí

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:48
Meta: Kushtetuta do mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptarí

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë sot.

Gjatë një takimi në Presidencë me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, Meta ka deklaruar se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Ky ‘premtim’ i Kreut të Shtetit vjen pak pasi maxhoranca deklaroi se ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta. Ndërkohë që një pjesë e shprehjes të kujton moton e famshme të Presidentit Meta si kryetar i LSI “Me qetësi e dashuri”, transmeton “Tch”.

Në mbyllje të takimit, Kreu i Shtetit ka vendosur të bëjë sërish simbolin e shqiponjës me duar, por këtë radhë në polifoton me studentët dhe pedagogët.

“Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat