Çfarë po ndodh, pas takimit me ambasadorët Rama ndërpret fushatën!

Shqipëria

Çfarë po ndodh, pas takimit me ambasadorët Rama ndërpret fushatën!

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:06
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama pati një takim mesditën e sotme me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë si edhe me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Leylo Moses-Ones.

Ky takim erdhi direkt pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Por Rama duket se edhe takimet e organizuara për fushatë janë anuluar.

Kandidati për Bashkinë e Kamzës Rakip Suli ka njoftuar se takimi i planifikuar sot nuk do zhvillohet.

“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Suli. Ndërkohë që sot pasdite Rama do të udhëtojë drejt Brukselit  dhe nesër pritet të takohet me kreu e KE, Jean-Claude Juncker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat