I vuri tritol banesës së të atit, në pranga 35-vjeçari - Bota Sot
I vuri tritol banesës së të atit, në pranga 35-vjeçari

Shqipëria

I vuri tritol banesës së të atit, në pranga 35-vjeçari

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Vlorës, raporton se  bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, në zonën e Lungomares kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. O., 35 vjeç, banues në Vlorë.

35 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në datën 30 mars 2019, dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.

Ndaj këtij shtetasi, rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”, pasi bazuar në kallëzimin e dhënë nga vjehrra e shtetasit E.O, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij  më datë 9 mars 2019.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër A.J., për “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...