Refuzuan dekretin e Metës, Bardhi: Militantët e PS në KQZ shpërdoruan detyrën

Shqipëria

Refuzuan dekretin e Metës, Bardhi: Militantët e PS në KQZ shpërdoruan detyrën

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:26
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi menjëherë pas rrëzimit që KQZ i bëri dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në një status në Facebook, Bardhi thotë se anëtaret e KQZ janë militantë të PS.

Në shtetin e Ramës thotë Bardhi nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Reagimi i Gazment Bardhit

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat