Juristët të ndarë për dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Juristët të ndarë për dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:42
Ilir Meta

Ç'dekretimi i datës së zgjedhjeve prej presidentit Ilir Meta, në kushtet e mungesës së gjykatës kushtetuese, ka vënë përballë edhe juristët. Për Aurela Anastasin vendimi mund të shqyrtohet prej gjykatës administrative. Por për juristin Dorjan Matlia kjo është një e drejtë e kreut të shtetit dhe se çështja duhet të trajtohet në kushtetuese.

Vendimi i Presidentit të Republikës, i cili ç'dekretoi datën 30 qershor si ditën e  caktuar me herët për zgjedhjeve vendore,  ashtu si  klasën politike ka ndarë në qëndrime të ndryshme  edhe juristët.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi, në intervistë  për Deutsche Ëellen thotë se Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve

Anastasi: Në këto kushte mund të them paraprakisht, që Kushtetuta, në nenin 92/gj ka parashikuar kompetencën e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor. Kushtetuta nuk parashikon kompetencën e Presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa qëllim Kushtetuta i jep kësaj kompetence një karakter pozitiv ose konstruktiv.

Ndërsa për juristin Dorjan Matlia kjo është një e drejte ekskluzive  e Presidentit,  i cili siç ka kompetencë për dekretimin e datës ka të drejtë edhe shfuqizojë atë.

Matlia: Kushtetuta nuk ka nevojë të parashikojë çdo detaje, edhe për të prishur edhe për ta çdekretuar, mjafton ta kuptojmë që kompetenca është e tij dhe me kompetencë kuptojmë të drejtën për ta dekretuar, por edhe për ta shfuqizuar një gjë të tillë.

Juristet ndahen edhe ne lidhje me rrugët që duhet të ndiqen për të kërkuar rrëzimin e dekreti  të presidentit. Konstitucionalistja Anastasi thotë se një institucion ankimimi është gjykata Administrative ndërsa për juristin Matlia është  Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është funksionale.

Anastasi: Çdo subjekt zgjedhor ka të drejtën e aksesit në institucionet e ankimimit. Në këtë rast, duke parë edhe jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, që aktualisht nuk është funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit të Republikës mund të ankimohet në Gjykatën Administrative, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar pajtueshmërinë e aktit të Presidentit të Republikës me Kodin Zgjedhor.

Matlia: Është një kompetencë e tij ekskluzive dhe ai mund ta vendosë. Pastaj a ishin arsyet e duhura apo jo, kjo i takon Gjykatën Kushtetuese ta shqyrtonte në rast se do kishte ankesë.

Matlia e quan edhe te pamundur nismën e PS për shkarkimin e presidentit pasi edhe në këtë rast duhet të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të vërtetojë nëse jemi para kushteve për shkarkim.

Matlia: Le të themi që shkarkimi i presidentit bëhet në dy faza. Faza e parë është e nis Kuvendit, që duhet të arrijë 2/3 e anëtarëve të tij dhe e përfundon në fazën e dytë Gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës në mungesë të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shkarkohet dot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat