KQZ rrëzoi dekretin e Metës, Vasili: Puç institucional

Shqipëria

KQZ rrëzoi dekretin e Metës, Vasili: Puç institucional

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:53
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e KQZ, anëtarët e të cilit rrëzuan dekretin e presidentit Meta për anulim të zgjedhjeve.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se KQZ konsumoi veprën e rëndë të puçit instituciona.

"KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet.

Anëtaret e e rilindjes në KQZ u vetengarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush.

Meqe kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën. Udhë të mbarë", shkruan Vasili në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat