Balla kërkon mocion me debat: Akti i Presidentit i paprecedent dhe i pavlefshëm

Shqipëria

Balla kërkon mocion me debat: Akti i Presidentit i paprecedent dhe i pavlefshëm

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:37
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me një kërkesë për mocion me debat, për aktin e presidentit Meta, i cili shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në kërkesën që Balla i dërgon Ruçit thotë se akti i Presidentit Meta është i paprecedentë dhe i pavlefshëm.

"Ky akt synon te pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e se drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor", thuhet ndër të tjera në kërksën e Ballës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat