Ralf Gjoni tradhton Ilir Metën: Jam i detyruar, por ja çfarë dua në këmbim të votoj shkarkimin

Shqipëria

Ralf Gjoni tradhton Ilir Metën: Jam i detyruar, por ja çfarë dua në këmbim të votoj shkarkimin

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:45
Ralf Gjoni

Ralf Gjoni thotë se vota e tij varet nga plotësimi i këtyre dy kushteve, teksa thekson se papërgjegjshmëria e klasës politike solli këtë krizë që detyron deputetët të votojnë për shkarkimin e Metës.

Deputeti i ardhur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvend, Ralf Gjoni, ish-këshilltar i presidentit Ilir Meta, duket se është i gatshëm të votojë për shkarkimin e presidentit, nëse mazhoranca pranon të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Gjoni thotë se vota e tij varet nga plotësimi i këtyre dy kushteve, teksa thekson se papërgjegjshmëria e klasës politike solli këtë krizë që detyron deputetët të votojnë për shkarkimin e Metës.

Reagimi i plotë:

Nuk kemi përpara ende asnjë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

Por kriza aktuale politike po kthehet në një situatë tragji-komike e cila na imponon gjetjen e një zgjidhjeje në Kuvend.

Papërgjegjshmëria e kësaj klase të mbaruar politike po dëmton interesat tona kombëtare dhe po shkatërron të ardhmen tonë.Ndaj dhe angazhimi im parlamentar dhe vota ime në Kuvend do të udhëhiqen para së gjithash nga ndryshimi radikal i sistemit zgjedhor, hapja e listave dhe ligji për partitë politike, si strumbullarë të gjithçkaje të mbrapshtë në këtë vend.

Ndaj dhe vota ime mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008!

Pas këtij vendimi reagoi edhe PD, e cila i quan anëtarët e KQZ-së si militantë të Partisë Socialiste.

Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat