Basha sfidon Ramën: Nuk do ta shkarkojë askush presidentin Meta

Shqipëria

Basha sfidon Ramën: Nuk do ta shkarkojë askush presidentin Meta

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:16
Basha

Lulzim Basha:

Shkarkimi i Metës, bllof I Ramës. Ka 2 të vërteta. Zghedhje më 30 qershir nuk do të ketë. Presidenti nuk do të shkarkohet.

Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.

Dua të them që në fillim dy të vërteta:

1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.

2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:

Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.

Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.

Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat