Nga ndarja e të riut prej një vajze e deri tek… Flet nëna e 30 vjeçarit

Shqipëria

Nga ndarja e të riut prej një vajze e deri tek… Flet nëna e 30 vjeçarit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një person është plagosur në një atentat në fshatin Turan të Tepelenës. Sipas policisë, ai është Saimir Gjoka, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi me mjetin e tij tip “Benz”, kur u qëllua me breshëri automatiku.

Plumbat kanë depërtuar nga xhami në brendësi të makinës nga ana e shoferit. Gjoka fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

Ai ndodhet në spitalin e Tepelenës dhe mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Fqinja: “Ato i dëgjova, automatik ba ba-bam, breshëri”.

Policia ka ngritur dhe pistat e para të hetimit për këtë ngjarje. Ka dyshime që shkak mund të jetë lidhja e të riut me një vajzë nga qyteti i Tepelenës.

Por vetëm pak kohë me parë çifti është ndarë me mosmarrëveshje të ekspozuara, incidente dhe konflikte. Për largimin e Saimir Gjokës pa dëshirën e vajzës, të afërmit e saj janë shprehur për një hakmarrje të mundëshme.

Megjithatë kjo është thjesht një pistë hetimi, ndërsa po punohet për mësuar më shumë rreth aktivitetit të Gjokës.

Nëna e Saimir Gjokës: “Vajza ka gabimet  e saj”.

Policia bëri kontrolle të shumta në fshatin Turan aty ku ndodhi atentati. Disa persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje për t’u lënë të lire më pas.  Policia shoqëroi edhe një person i cili ndodhej pas makinës që iu be atentat.  Ai është Krenar Mamaj dhe në banesën e tij u gjetën 200 rrënjë kanabis. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat