Reme Lala: Mbështes vendimin për shkarkimin e presidentit

Shqipëria

Reme Lala: Mbështes vendimin për shkarkimin e presidentit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:01
Reme Lala

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot me urgjencë kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos shkarkimi i presidentit.

 Menjëherë pas kësaj vërshuan reagimet e shumta nga politikanët, ku PD mbështeti dekretin e Metës dhe socialistët po përgatiten për një rezolutë për shkarkimin e presidentit.

Deputetja e PS-së Reme Lala është shprehur se do të mbështesë vendimin e qeverisë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

“Mbështesë qeverinë në vendimin për shkarkimin e presidentit”, tha Lala në një prononcim për Report Tv.

Socialistët kanë nisur sot mbledhjen e firmave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit që ai bëri për datën e zgjedhjeve lokale. Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një resolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat