Ndryshon ligji, ja sa dënoheni nëse vrisni apo keqtrajtoni kafshët - Bota Sot
Ndryshon ligji, ja sa dënoheni nëse vrisni apo keqtrajtoni kafshët

Shqipëria

Ndryshon ligji, ja sa dënoheni nëse vrisni apo keqtrajtoni kafshët

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:20
Ilustrim

Personat që vrasin apo keqtrajtojnë kafshët do të dënohen me burg deri në 6 muaj. Kjo masë e miratuar në parim nga Komisioni i Ligjeve përbën lehtësim te penaliteteve të parashikuara nga nisma e 20 mijë qytetarëve të cilët kishin kërkuar heqje lirie deri në dy vjet për autorët e këtyre veprave. Ndryshimet në Kodin Penal që do i paraqiten Kuvendit për miratim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar zbutjen e ndjeshme të dënimit për keqtrajtimin apo vrasjen e kafshëve në krahasim me propozimet që përmbante nisma e 20 mijë qytetarëve për projektligjin e ndryshimeve në kodin penal.

Komisioni miratoi në parim dënimin nga gjobë deri në 6 muaj burg për personat që vrasin kafshët, ndërkohë që në nismën fillestare kërkohej një penalitet deri në 2 vjet heqje lirie.

“Kur vepra penale ka ardhur si pasojë vdekja e kafshës dënohet me burgim deri në 6 muaj”

Por, ky propozim u prit me kundërshtim nga përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

“Qesharake, ne kafshët i kemi si fëmijë ju i dënoni me 2 apo 6 muaj, turp”

Masat për këdo që keqtrajton kafshët do të nisin nga gjobë deri në tre muaj burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat