Rihapet tenderi për Unazën e Madhe, një km rrugë shkon deri në 20 mln euro!

Shqipëria

Rihapet tenderi për Unazën e Madhe, një km rrugë shkon deri në 20 mln euro!

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:25
Ilustrim

Projekti i ri i lotit të parë do të ketë një vlerë prej 2.6 mld lekësh rreth 200 mln më shumë se oferta e anuluar e kompanisë DH Albania. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e bëri të ditur këtë fakt gjatë prezantimit të projektit të ri pas miratimit teknik.

Balluku: Do të respektojmë kohët dhe afatet ligjërisht të kërkuara dhe puna do të nisë menjëherë, sepse duam ta dorëzojmë brenda 24 muajve.

Por pavarësisht kësaj situate ministrja Balluku e gjen justifikim për fondin.

Balluku: Fondi limit i vënë në dispozicion ky dhe nuk ka ndryshuar. Oferta e mëparshme nuk merret parasysh sepsekemi kaluar në një proces tjetër. 

Kosto e ndërtimit të “Mbikalimit Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në fakt është konsideruar tejet i shtrenjtë madje edhe abuziv. Ndërtimi i një kilometër rrugë shkon në rreth 20 milion euro, fakte këto që janë dhënë prej ish deputetëve të opozitës. Projekti i ri parashikon  korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletave ndërsa zgjidhja me tre nivele tashmë do kalojë në nëntokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat