Basha 2 takime të rëndësishme në selinë blu. Zbulohet agjenda për çfarë do të diskutohet

Shqipëria

Basha 2 takime të rëndësishme në selinë blu. Zbulohet agjenda për çfarë do të diskutohet

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:39
Lulzim Basha

Pas deklaratës për shtyp të mbajtur pak minuta më parë nga selia blu, burime për Fax Neës bëjnë me dije se dy takime të rëndësishme janë përcaktuar në axhendën e kryedemokratit Basha pasditen e kësaj të hëne.

Sipas raportimeve Basha po zhvillon një takim me aleatët , takim ky i cili ka nisur rreth orës 18:00. Ndërkohë, që më vonë, rreth orës 19:00, pritet që të mbledh kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

Kujtojmë, se në deklaratën për shtyp  referuar vendimit të presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve Basha është shprehur se nuk i takon atij ta gjykojë, por Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është shprehur se është plotësisht dakord me të.

Nderkohë,  në lidhje me mocioni e Ballës drejtuar kryetarit të Kuverndit Ruçi, Basha është shprehur i sigurt se dy gjëra nuk kanë për të ndodhur: shkarkimi i Presidentit dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat