Kjo është familja shqiptare e ‘specializuar’ në vjedhjen e banesave të futbollistëve

Shqipëria

Kjo është familja shqiptare e ‘specializuar’ në vjedhjen e banesave të futbollistëve

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:52
Foto e familjes

Hynin në shtëpitë luksoze në Greqi, por veçanërisht kishin “qejf” të vidhnin banesat e futbollistëve.

Policia greke ka shkatërruar bandën e shqiptarëve që prej kohësh kishin kryer mbi 30 vjedhje në disa nga zonat e pasura të shtetit Helen.

Madje policia ka bërë publik de emrat e 5 shtetasve shqiptarë të arrestuar, përfshi këtu dhe një femër. Të arrestuarit janë

Ata janë Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji.

Të gjithë të arrestuarit mbajnë të njëjtin mbiemër dhe mendohet se janë familjarë mes tyre, duke e kthyer kështu vjedhjen në një “nivel tjetër”. Nga 33 grabitjet për të cilat akuzohen shqiptarët, 9 janë kryer në banesa futbollistësh, pasi atje hadutët kanë gjetur dhe sendet e paratë më të shumta.

Shqiptarët përdornin dy makina, ndërsa vetë ishin mjaft të kujdeshëm duke përdorur doreza dhe maska për të mos u kapur nga kamerat e sigurisë apo shenjat e gishtërinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat