Manjaku shqiptar tenton të përdhunojë 27 vjeçaren në Kishë

Shqipëria

Manjaku shqiptar tenton të përdhunojë 27 vjeçaren në Kishë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:37
Foto nga ngjarja

Tentoi të përdhunojë një vajzë shqiptare të moshës 27 vjeçare, e cila punonte si kujdestare në Kishën Ungjillore në Padova të Italisë.

Kjo është ngjarja që ka ndodhur më 2 qershor në orët e mbrëmjes, ndërsa këtë të hënë policia italiane ka arritur të arrestojë 25 vjeçarin shqiptar që tentoi përdhunimin.

Media italiane ka bërë me dije detaje në lidhje me ngjarjen, duke theksuar se vajza po fliste në celular me një mikun e saj në momentin kur 25 vjeçari ha arritur të hyjë në dhomën e saj përmes dritares. Maniaku i ka ulur pantallonat të resë dhe ka tentuar ta përdhunojë. Vajza ka bërtitur me të madhe dhe kjo ka bërë që i riu të largohet nga frika. Ndërkohë miku i 27 vjeçares nga ana tjetër e telefonit ka marrë menjëherë policinë.

Me të mbërritur, policia nuk e ka gjetur të riun, por ka mundur të gjejë një çantë, e cila kishte pikërisht dokumentet e 25 vjeçarit Florin Hasani.

Policia ka nisur kërkimet, por ka qenë e vështirë gjetja e tij pasi i riu ishte i pastrehë. Në fund të kërkimit, policia ka arritur ta gjejë shqiptarin, i cili jetonte në këtë barakë.

I riu akuzohet për tentativë për përdhunim por edhe për sjellje të turpshme në publik, pasi në mars ai është kapur duke u masturbuar pranë sheshit të lojërave në “Via Fornace Morandi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat