Tritan Shehu: KQZ ka konsumuar një akt të paprecedente. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia - Bota Sot
Tritan Shehu: KQZ ka konsumuar një akt të paprecedente. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia

Shqipëria

Tritan Shehu: KQZ ka konsumuar një akt të paprecedente. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:45
Tritan Shehu

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me refuzimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta nga KQZ, për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se ‘ky është një grusht shteti real”, ndërsa shton se KQZ, sipas tij, ka konsumuar një akt të parecedente me një mbrapa vijë politike “puçiste”.

Postimi i plotë:

Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur! Mos caktimi

Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.

Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste.

Duhet reaguar e mbrojtur demokracia!

Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik.

Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.

Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.

Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...