Përfundon takimi mes aleatëve të opozitës, Mediu: Qëndrimi nuk ndryshon, të largohet Rama

Shqipëria

Përfundon takimi mes aleatëve të opozitës, Mediu: Qëndrimi nuk ndryshon, të largohet Rama

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:54
Fatmir Mediu

Në përfundim të takimit mes të gjithë aktorëve të opozitës, aleati i Lulzim Bashës Fatmir Mediu ka dhënë disa nga detajet e mbledhjes.

Kreu i Republikanëve ka deklaruar se qëndrimi i opozitës mbetet i pandryshuar, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe largimi i kryeministrit për t’i hapur vendin një qeverie tranzitore.

“U diskutua angazhimi i opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa dyshim që qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa Ramën kryeministër”, tha Mediu.

Ditën e nesermë pritet që PD të ketë një tjetër mbledhje, kësaj here me kryesinë e selisë blu, ku dhe do të vendoset data për protestën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat