Qeveria i ofron një zgjidhje Metës për të shmangur dështimin e 30 qershorit

Shqipëria

Qeveria i ofron një zgjidhje Metës për të shmangur dështimin e 30 qershorit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:14
Elisa Spiropali

Qeveria shprehet e vendosur që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të bëhen sipad planifikimit edhe pse Presidenti i Republikës i anuloi zyrtarisht.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha sonte se ka një zgjidhje nëse Meta do vërtet të shmangë një konflikt të mundshëm civil.

"Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Por ai e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!", sugjeron me nota ironie, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat