Kryesia e PD vendos: Aksion opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale

Shqipëria

Kryesia e PD vendos: Aksion opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 21:43
Kryesia e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me aleatët dhe kryesinë për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki.

Aksioni opozitar do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit.

“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”,- sqaron Kryesia e PD.

Në mbledhje Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me kryeministrin Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat