Studiuesi Moikom Zeqo: Një gjë e përsëritur, Meta kishte precedent të fortë, edhe Nishani…

Shqipëria

Studiuesi Moikom Zeqo: Një gjë e përsëritur, Meta kishte precedent të fortë, edhe Nishani…

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 22:29
Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo

Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo ka komentuar sot situatën politike në vend.

I ftuar në programin “A Show” në News 24, ai thotë se e ka parë këto kohë politikën si fenomen, pasi vetë është larguar prej saj dhe del në konkluzionin se në Shqipëri mbizotëron akoma një klasë parapolitike.

“Unë kam qenë në politikë…Sot jam krejt i huaj sidomos për forcën ku kontribuova fort. Sot jam i distancuar sidomos nga opinion bërsit të lidhur me interesa të caktuara. E kam parë politikën si fenomen, nuk ka folur në mënyrë fyese, kritike. Këtë klasë e kam quajtur klasë parapolitike. Është e tillë edhe në Kosovë e Maqedoni. këtu mbizotëron ideja e politikanëve që nuk e kuptojnë thelbin e kulturës politike”, tha ai.

Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit, çdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, Zeqo tha se ky është një rast i përsëritur dhe se, sipas tij, vendimi i Metës kishte një precedent të fortë, mos pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

“Është një gjë e përsëritur. Nuk është hera e parë që ndodh, e ka bërë edhe Nishani. Ndoshta duhet të kishte një datë të dytë, ose duhej thënë se do ketë një datë tjetër. Por në këtë rast kishte një precedent: Forca më e madhe opozitare nuk hynte në zgjedhje”, theksoi Zeqo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat