Profesori Bytyçi: Rama, politikani i vetëm shqiptar që do të hyjë në histori për dërgimin e vendit në konflikt civil

Shqipëria

Profesori Bytyçi: Rama, politikani i vetëm shqiptar që do të hyjë në histori për dërgimin e vendit në konflikt civil

Nga: G.B Më: 10 qershor 2019 Në ora: 23:29
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Profesori universitar Enver Bytyçi ka thënë se në protestën e 8 qershorit e ka parë revoltën e qytetarëve në çonte në përmbysjen e kryeministrit dhe shumë kanë ndjerë se ajo protestë do përfundonte me dorëheqjen e tij, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këtë atmosferë zemërimi e ka zbutur dekretimi i presidentit Meta për zgjedhjet dhe për këtë Rama duhet t’i jetë mirënjohës Metës që ia zgjati jetën si kryeministër.

Por sipas tij, Rama nuk e ka në ADN këtë cilësi, pasi ai është hakmarrës e mosmirënjohës, derisa shton se Rama do të hyjë në histori si politikani i vetëm shqiptar që e dërgoi vendin në konflikt civil.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Unë në protestën e 8 qershorit e pashë me sytë e mij se revolta qytetare do çonte në përmbysjen e kryeministrit! Ata nuk përmbaheshin! Kush i ka parë, ka ndjerë se protesta e 8 qershorit do përfundonte ose me dorëheqjen e Edi Ramës, ose me rrënimin e tij prej themelesh! Këtë atmosferë zemërimi e zbuti lajmi se presidenti Meta çdekretoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit! Rama duhet t'i jetë mirënjohës Ilir Metës për këtë, sepse ia zgjati jetën kryeministrit edhe për pak kohë.

Por kryeministri i Shqipërisë nuk e ka në ADN-në e tij këtë cilësi! Ai di të jetë mosmirënjohës, hakmarrës, urrejtës i njerëzimit, përçarës pervers dhe intrigues i pashoq! Ai nuk di të jetë mirënjohës, nuk di të bëjë pajtimtarin, nuk do dhe nuk do të predikojë bashkimin, harmonine dhe humanizmin!

Në vend të jetë mirënjohës, Edi Rama nisi ciklin e ri të hakmarrjes, duke shpallë nisjen e proçedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës! Në vend të reflektojë, ai thotë se më 30 qershor Shqipëria do të shkojë në kutitë e votimit edhe pse kjo datë u çdekretua!

Kryeministri i pakicës në Shqipëri do të hyjë në histori së politikani i vetëm shqiptar që e dërgoi vendin e vet në konflikt civil. Ai ka vendosur të ushtrojë të gjitha pushtet në këtë vend. Madje do të bëëjë dhe kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve, megjithëse e di se shqiptarët nuk do ta lejojnë ta bëjë këtë.

Edi Rama kërkon luftë dhe mesa duket luftë do të ketë! Edi Rama kërkon pushtet për ta vazhduar qeverisjen me kriminelët i vetëm! Por pushtetin e tij do ta fundosin qytetarët shqiptarë! Në këtë moment vendoset paqja në vendin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat