Shtohen ndjeshëm të papunët, 15 mijë persona i nxorën nga skema e Sigurimeve

Shqipëria

Shtohen ndjeshëm të papunët, 15 mijë persona i nxorën nga skema e Sigurimeve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Ndonëse të dhënat e Anketës së Forcave të Punës treguan se papunësia arriti në nivele minimale rekord prej 1.2% në tremujorin e parë të vitit, të dhënat e tjera administrative nuk japin një panoramë kaq optimiste.

Sipas treguesit “Të punësuar sipas burimeve administrative dhe sektori bujqësor”, i cili raporton të punësuarit që paguajnë sigurime shoqërore, dhe merren nga Drejtoria e Përgjithsme e tatimeve, në fund të marsit 2019, në vend kishte 502.5 mijë të punësuar në sektorin privat jo bujqësor, ose 44.5% të të punësuarve gjithsej.

Në raport me tremujorin e fundit të 2018-s, numri i të punësuarve ka rënë me 6,226 persona (që përkon me mbylljen e lojërave të fatit), ndërsa në tremujorin e mëparshëm, ishte shënuar një rënie me 9,335 persona. Pra në total, në gjashtë muajt e fundit kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore 15.6 mijë të punësuar nga sektori privat.

Kjo rënie erdhi pasi në tremujorin e tretë 2018 ishte shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të punësuarve (13.4 mijë persona) e lidhur kryesisht me efektet sezonale të turizmit dhe faktit që tatimet nisën një aksion për të reduktuar informalitetin në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat