Tirana digjet nga temperaturat, por ja çfarë ndodh në Korçë dhe Gjirokastër

Shqipëria

Tirana digjet nga temperaturat, por ja çfarë ndodh në Korçë dhe Gjirokastër

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:42
Moti

Dy qytetet e Shqipërisë ditën e sotme do të përfshihen nga reshjet e shiut.

Ditët e fundit i gjithë vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta që kanë kapur vlerat e 35 °C.

Por mesa duket vera s’e ka vendosur ende të vijë për dy qytete të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Gjirokastrën dhe Korçën, qytete të cilat ditën e sotme do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut.

Sipas IGJEUM-it, ekziston mundësia që edhe në zona malore të ketë edhe shtrëngata, rrufe apo breshër. Ndërsa temperature variojë nga 13 °C deri në 32 °C.

Parashikimi:

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot dhe nesër në mesditë.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 27 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat