Monedha e re do të fillojë të qarkullojë nga data 25 qershor 2019.
Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg një 10-lekësh të ri. Monedha do të fillojë të qarkullojë nga data 25 qershor 2019.
Rishtypja e monedhës e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Por kjo monedhë 10 lekëshe është e njëjtë me monedhën e vjetër. I vetmi ndryshim është në vitin e emetimit.
Pesha dhe madhësia janë të njëjta por monedha e mëparshme është emetuar në viitn 20013, kurse kjo e reja në vitin 2018.
Gjithashtu ndryhson mënyra se si janë shkruar fjalët “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.