5 orë debat për të shkarkuar Metën, Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin - Bota Sot
5 orë debat për të shkarkuar Metën, Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin

Shqipëria

5 orë debat për të shkarkuar Metën, Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:17
Ilir Meta

Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin me debat të kërkuar nga Partia Socialiste në lidhje me vendimin e presidentit Meta për tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mocioni me debat i kërkuar nga socialistët do të përfundojë me miratimin e një rezolute për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë seancës së të enjtes pritet të debatohet rreth 5 orë për mocionin që pritet të çojë në shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Mazhoranca e cilësoi dje vendimin e presidentit Meta një akt të pavlefshëm në tejkalim të kompetencave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...