Negociatat, Rama takime me zyrtarë të lartë në Bruksel

Shqipëria

Negociatat, Rama takime me zyrtarë të lartë në Bruksel

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel. Takimet Rama do ti nisë gjatë pasdites, fillimisht në orën 17:00 me shefen e diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

Më pas në orën 18:50 kreu i qeverisë do të ketë një takim me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërsa në 19:30 takon presidentin e KE, Jean-Claude Juncer.

 Vendimi për hapjen e negociatave pritet të jetë pjesë e bisedimeve mes kryeministrit dhe Juncker.

Vizita e Ramës vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE. Më 18 qershor Këshilli i Ministrave pritet të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat