Ceka: Shqiptarë në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!

Shqipëria

Ceka: Shqiptarë në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:13
Neritan Ceka

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në RTV Ora, politikani, Neritan Ceka, tha se, shqiptarët nuk duhet votojnë më 30 qershor, dhe ka shpërthyer në mallkime.

“Problemi është se nëse ne bëjmë a s’bëjmë zgjedhje në 30 qershor, – unë jam me Lefter Maliqin, në kuptimin e njëlloj edukate, – duhet të mendojmë edhe atë hapin e trete katërt: Ai hap eshte do të ketë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë rrëmujë?!  

Pra, duhet ca burra, sepse gjithmonë përfundon me këtë që atje ka një hordhi që shkon pas të parit dhe pas saj shkon edhe vendi në katastrofë. 

Besoj se në këto raste duhen ca burra, siç është juristi, zonja, siç je ti, Lefter Maliqi të mblidhemi dhe të themi: Cila është Shqipëria që duam? Sepse nuk është Shqipëria që duan katundarët e Rilindjes! Ata janë gati të na kthejnë tek kooperativat bujqësore.

Zheji: Neritan Ceka po bën ftesë për një parti të re

Ceka: Jo parti. Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam te drejte se unë me shoke te mi e kam dhenë këtë vote qe duan ta shpërdorin me 30 qershor, I zëntë bukën e kalamajve! 

Nuk ka hadh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat