PD e LSI: Rama i rrezikshëm, kërkon të kapë gjithë pushtetet

Shqipëria

PD e LSI: Rama i rrezikshëm, kërkon të kapë gjithë pushtetet

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:37
Gazmend Bardhi, Petrit Vasili

Pas shfuqizimit të datës së zgjedhjeve, aksioni i opozitës do të përqendrohet në rrethe dhe në krijimin e asaj që PD e quan Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues. Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriu më i rrezikshëm për demokracinë

Bardhi: Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjësuar Gjykatën e Lartë, ka asgjësuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumente politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.   

Me tone të ashpra reagoi dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i cili theksoi se PS po kërkon të kapë të gjitha pushtetet. Ndaj ai e konsideroi vendimin e presidentit të drejtë

Vasili: Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull.

Në këto kushte, tha Vasili është në dorën e qytetarëve që të zgjedhin të ardhmen e tyre përballë në një moment delikat të rrezikut në të cilën ndodhet demokracia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat