Celibashi: Meta gaboi, kriza politike nuk zgjidhet me vendim juridik

Shqipëria

Celibashi: Meta gaboi, kriza politike nuk zgjidhet me vendim juridik

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 00:20
i Ilirjan Celibashi

Avokati Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Tempora”  teksa komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, u shpreh se Meta gaboi që nëpërmjet një akti juridik, u përpoq që të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike.

Sipas Celibashit mundet të një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, kur nuk kemi pasur një problem juridik.

Celibashi: Dua ta them me bindje që akti juridik i Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve është një akt që nuk gjen mbështetje në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor, për mendimin tim. Duhet ta pranojmë që presidenti u nis nga një qëllim i mirë. Ai ka dashur të kontribuojë për mirë. Por ajo cka rezultoi pasi ndërmori këtë akt, duket që palët janë më larg dhe konflikti politik nuk erdhi më i zbutur, por edhe më i acaruar. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi në një krizë të rëndë politike dhe Presidenti u përpoq që nëpërmjet një akti juridik, pa i hyrë asaj se si është ky akt, u përpoq që të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike. 

Unë mendoj që në llogjikë është e gabuar. Nuk mund të një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, kur nuk kemi pasur një problem juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat