Sondazhi: 85 % e rinisë e pakënaqur nga qeverisja Rama, 76 % nuk e dinë kë kanë deputet

Shqipëria

Sondazhi: 85 % e rinisë e pakënaqur nga qeverisja Rama, 76 % nuk e dinë kë kanë deputet

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:33
Sondazhi

Qëndresa Qytetare publikoi të dhënat e sondazhit kombëtar për qëndrimet e të rinjve ndaj sistemi, politik partive politike dhe sfidave sociale me 1200 të anketuar.

Ky pyetësor u realizua në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy dhe u shtri në 61 bashkitë e vendit.

Plaga më e madhe sociale që ka prekur vitet e fundit brezin e ri sot është emigrimi për arsye ekonomike dhe punësimi. 71.1% e të rinjve shqiptarë planifikojnë të emigrojnë. Gjysma e të rinjve që duan të emigrojnë preferojnë vendet e Europës Perëndimore.

Kjo dëshirë për të emigruar lidhet edhe me sfidat me të cilat të rinjtë mendojnë se përballet vendi ynë sot, 55% e të rinjve mendojnë se sfidat kryesore që ka Shqipëria sot janë ekonomia, punësimi dhe arsimi ndërsa 37% e tyre mendojnë se sfidat kryesore janë korrupsioni dhe kriminaliteti.

Të rinjtë shqiptarë shfaqen të distancuar nga partitë politike ku vetëm 16.8% e tyre besojnë tek ato. Ndërkohë 64.9% e të rinjve e shohin angazhimin në parti si prestigj ose status social.

Nevojës që shoqëria shqiptare ka qe rinia e vendit të përfshihet në politikë për të sjellë një frymë dhe alternativë të re 68.8% e të rinjve shqiptarë janë përgjigjur se rinia duhet të merret me politikë, por vetëm 32.3% pohojnë se janë të gatshëm personalisht të përfshihen.

Pavarësisht rinovimit të klasës politike 60% e të rinjve nuk gjejnë modele suksesi tek të rinjtë në politikë. Po ashtu 45.3% e tyre mendojnë se të rinjtë në partitë politike imitojnë liderin.

Ata shprehen se politikanët e rinj janë klone të politikanëve të vjetër dhe nuk kanë mendime të tyret.

Por në kontrast me këtë rezultat 48% e të rinjve gjejnë modele suksesi tek politikanët e vjetër të karrierës.

Politika në vend rezulton të ketë prodhuar 85% e të rinjve të pakënaqur me situatën aktuale politike në vend. Vetëm 17% e të rinjve kanë besim tek parlamenti si organ kryesor ligjvënës dhe 61% e tyre janë shprehur kundër bojkotit parlamentar.

Një pjesë e të rinjve pavarësisht se kanë votuar në zgjedhje nuk kanë arritur të përçojnë problematikat e tyre tek të zgjedhurit e tyre. 76% e të rinjve nuk kanë kontaktuar asnjëherë me përfaqësuesin që kanë zgjedhur ndërsa 39% e të rinjve nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat