‘Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime’, Berisha mbron Cekën: Revoltë e ligjshme shpirtërore

Shqipëria

‘Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime’, Berisha mbron Cekën: Revoltë e ligjshme shpirtërore

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:52
Ceka dhe Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Neritan Cekës, pas deklaratës së këtij të fundit në studion e Ora News, që u komentua gjatë ditën e djeshme.

Ceka mallkoi shqiptarët që shkonin të votonin në 30 qershor, teksa ishte i ftuar në emisionin e Artur Zhejit. Ndërkohë, ish-kryeminstri Berisha e ka cilësuar deklaratën e Cekës, si revoltë të ligjshme.

“Revolta e ligjshme shpirtërore e Neritan Cekës, njërit prej themeluesve të pluralizmit politik, me varrmiëesin e zgjedhjeve te lira! sb”, shkruan Berisha.

Sakaq, sjellin më vëmendje reagimin e ish-ministrit Ceka. Për Newsbomb.al ai u shpreh dje se mallkimin nuk e kishte për ata shqiptarë që shkojnë në zgjedhje më 30 qershor por për ata të cilët vjedhin dhe deformojnë një votë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat