“Shqiptarë ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!”, Hueyda El Saied reagon pas deklaratës së ish-ambasadorit

Shqipëria

“Shqiptarë ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!”, Hueyda El Saied reagon pas deklaratës së ish-ambasadorit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Dy ditë më parë, ish-kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, ka mallkuar të gjithë ata shqiptarë që do të shkojnë të votojnë më datë 30 qershor.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Ceka u shpreh: “Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”.

Pas kësaj deklarate të bujshme nga ana e ish-kreut të Aleancës Demokratike, ka reaguar artistja e njohur Hueyda El Saied. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo shprehet se voton kundër mendimit të Cekës.

Ajo shton se vota është një e drejtë morale dhe civile që askush nuk mund ta heqi. Hueyda thekson faktin se nuk i pëlqen politika dhe as nuk merret me të por kur dëgjon deklarata të tilla nuk mund të mos reagoje.

“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”, shkruan Hueyda në postimin e saj në “Instagram”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat