Në ethet e provimeve; Sot maturantët u testuan për gjuhën dhe letërsinë - Bota Sot
Në ethet e provimeve; Sot maturantët u testuan për gjuhën dhe letërsinë

Shqipëria

Në ethet e provimeve; Sot maturantët u testuan për gjuhën dhe letërsinë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:58
Rreth orës 12.30 maturantët dolën njëherësh nga klasat ku dhanë provimin e dytë pas atij të Gjuhës së Huaj më 7 qershor

Rreth 36 mijë maturantë në gjithë Republikën e Shqipërisë dhanë sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Të radhës janë ai i matematikës dhe lënda me zgjedhje, përkatësisht me 17 dhe 24 qershor.

Rreth orës 12.30 maturantët dolën njëherësh nga klasat ku dhanë provimin e dytë pas atij të Gjuhës së Huaj më 7 qershor.

Përfaqësues të Zyrës Arsimore kontrolluan ambientet e shkollave një ditë më parë, ndërsa policia mori në dorëzim ambientet 24 orë para se të niste provimi.

Mjet identifikimi, një laps e një stilolaps janë sendet që u lejohen maturantëve gjatë provimeve të maturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat