Shkarkimi i Presidentit, Shehu: Grusht shteti! Rezoluta e PS si paralajmërimet kineze

Shqipëria

Shkarkimi i Presidentit, Shehu: Grusht shteti! Rezoluta e PS si paralajmërimet kineze

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 21:11
Tritan Shehi

Angazhimi i mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës është një grusht shteti.

Kështu u shpreh ish-deputet i PD, Tritan Shehi, i cili në studion e lajmeve të RTV Ora tha se po vihet në rrezik pluralizimi në Shqipëri dhe paqen sociale.

Shehu: Ajo do ishte realizimi i grushtit të shtetit të plotë. Grushti i shtetit nuk bëhet me tanke në rrugë, por duke kapur në mënyrë antikushtetuese institucionet dhe duke i kthyer këto institucione tek një grup që nuk i takojnë. Kjo është bërë në Shqipëri deri më sot. Rezoluta mu duk një dokument krejtësisht atrofik, një dokument që nuk kishte asgjë. Mu kujtuan ato paralajmërimet kineze 1920-1925 që bënte dikur Kina.  Një dokument që kërkonte të krijonte një tymnajë dhe asgjë reale sepse realisht dhe ata nuk guxojnë të bëjnë një hap të tillë për të goditur Presidentit, sepse ajo do ishte përfundimi i grushtit të shtetit. Do detyronte shoqërinë shqiptare, forca politike të reagonte ndaj këtij regjimi ashtu sic mund të reagohej vetëm pas grushtit të shtetit.

Shehu tha se akti i presidentit është i guximshëm dhe duhet të ndiqet nga partitë politikë për të evituar të keqen në vend.

Shehu:  Presidenti ndërmori një akt të guximshëm, kushtetues. Një akt të fundit institucional sepse pas kësaj unë jam i bindur se situata do të rrëshqasë nga institucionet dhe ajo do të ishte tragjike, e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. Pra të vazhdojnë në këto shina të reja që dha presidenti dhe të evitojmë më të keqen në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat