Saimir Tahiri thyhen heshtjen për ditëlindjen e PS: Ne të tjerët edhe kemi gabuar...

Shqipëria

Saimir Tahiri thyhen heshtjen për ditëlindjen e PS: Ne të tjerët edhe kemi gabuar...

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 00:48
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kujtuar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste. Në facebook, Tahiri ka publikuar foton e një socialisteje të thjeshtë. Tahiri e prezanton Norën si socialisten e vërtetë që nuk ka gabuar kurrë, ndryshe të tjerët, "që të gjithë kemi gabuar", thotë ish-ministri.

Urimi i Saimir Tahirit për 28-vjetorin e PS

E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.  
Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim. 
Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve. 
Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!  

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat