5 orë mocion debati në Kuvend kundër vendimit të Metës, betohet dhe deputeti i ri

Shqipëria

5 orë mocion debati në Kuvend kundër vendimit të Metës, betohet dhe deputeti i ri

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:37
Edi Rama

Ka nisur seanca parlamentare me mocion dhe debat pas çdekretimit nga presidenti Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

Deri më tani janë regjistruar 44 deputetë për të folur.

Ndërkohë në orën 12:00 Kryeministri Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën në Kuvend mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Pas debatit, Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën.

Po ashtu sot u betua dhe Ramazan Gjuzi nga radhët e LSI, si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat