Braçe: Meta po bën krim kushtetues dhe po deformon demokracinë

Shqipëria

Braçe: Meta po bën krim kushtetues dhe po deformon demokracinë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:42
Erjon Braçe

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, nga foltorja e Kuvendit tha se akti i presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve të dekretuar prej tij është krimi më i madh kushtetues.

Braçe deklaroi se e drejta për të zgjedhur me votë të zgjedhurit në Kuvend, qeverisjen qendrore dhe qeverisjen vendore nuk mund të pezullohet a shfuqizohet nga askush.

“Krim më të madh kushtetues se ky nuk ka, deformim më të rëndë demokracisë nuk ka tentuar t’i bëjë kush. Po zgjedhjet në këtë vend në rastin dhe aktin më të rëndë kundër zgjedhjeve në këtë vend në vitin 1996 janë dhunuar e manipuluar, shkatërruar por e drejta themelore e shtetasve për të votuar nuk është pezulluar apo shfuqizuar as atëherë. Imagjinoni në 2021, sipas këtij precedenti, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datën e zgjedhjeve dhe nuk marr pjesë në zgjedhje në këtë datë, i bie të rrijë pa fund në pushtet ose deri kur të gjithë binden dhe të bëjnë zgjedhjet siç i do PS”, deklaroi Braçë.

Ai shtoi se 30 qershori është rrugë e nisur kushetutshmërisht dhe nuk mund të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat