Fuat Vjerdha: Nuk lirova Avdylajt, shkarkimi im absurd

Shqipëria

Fuat Vjerdha: Nuk lirova Avdylajt, shkarkimi im absurd

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 13:59
Fuat Vjerdha

Absurd dhe të pabazuar në argumenta ligjorë e ka cilësuar kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që tre ditë më parë e përjashtoi nga sistemi i drejtësisë. Nga Shkodra, gjyqtari i përjashtuar theksoi se ai ka pasur në dorë shumë çështje me kleçka, mes të cilave edhe anulimin e vendimit për lirimin e një prej të akuzuarve të bandës së Avdulajve.

Tre ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përjashtoi nga radhët e sistemit të drejtësisë, ish-kreu i gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, e quan absurd dhe të pabazuar në argumente ligjore këtë vendim.

Vjerdha: Ajo çështje nuk ka qenë në dosjet që kanë rënë për short për tu shqyrtuar për mua. Ajo futet.Çështja ka ekzistuar dhe ka qenë fakt i ditur, sikurse ka qenë fakt i ditur dhe për ju çështja që unë kam gjykuar për të pandehurin Dritan Dajti. A përbën fakt të njohur botërisht çështja Dajti apo nuk përbën? A përbën fakt të njohur botërisht apo jo çështja Mjacaj?

Pse merret ajo çështje që ka impakt negativ ndaj personit tim se kam qenë pjesë e atij gjykimi për vetë faktin se ky person pasi e kishte kryer dënimin e caktuar nga ne, pasi e kishte vuajtur një dënim tjetër dhe pasi kishte dalë ka vrarë dy turistë çekë.Vendimi që kemi dhënë ne në Gjykatën e Apelit Shkodër, kam marrë dhe paraqit në KPK CD me pamjet filmike gjatë zhvillimit të gjykimit të Sokol Mjacaj. 

Ka qenë gjykim model. Kemi pranu me përsërit shqyrtimin gjyqësor dhe ajo që ishte më thelbësore është se kemi krijuar një bindje se Sokol Mjacaj nuk e ka vrarë viktimën, të ndjerin e mitur 13 vjeçar.

Sipas Vjerdhës, gjykimi i tij është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme.

Vjerdha: Gjykimi im është bërë mbi denoncimin e një avokati që ka bërë dëshmi të rreme. Gjykimi im mbi fakte banale.

Duke iu referuar rasteve me kleçkë që ka gjykuar, Vjerdha thotë ndër të tjera se ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka anuluar vendimin për lirimin e një prej pjestarëve të Avdylajve, të përmendur së fundmi edhe në përgjimet e “Bild”.

 Vjerdha: Pas shkarkimit tim nuk kam patur presione nga askush sepse jam i pastër në vendimet e mia.Në 2008 unë kam qenë një ndër anëtarët e gjykatës që kam anuluar vendimin për lirimin e Astrit Avdylaj.

Megjithese “viktimë” e vettingut, Vjerdha ripohon mbështetjen për reformën në drejtësi, që sipas tij ka qenë e domosdoshme për sistemin.

Në fund ai mohon të ketë marrë kërcënime apo ndonjë telefonatë të papërshtatshme pas vendimit të KPK-së, duke sqaruar se nuk ka frikë për këtë fakt, pasi çdo veprim e ka bërë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat